Botë

Lindja e afërt, vazhdojnë luftimet në Izrael dhe Gaza

10.10.2023 15:50

Pas sulmeve me avion luftarak dhe bombardimeve të shumta në të gjithë zonën përreth Gazës...

Pas sulmeve me avion luftarak dhe bombardimeve të shumta në të gjithë zonën përreth Gazës, ku u godit ndërtesa e Parlamentit palestinez dhe ministritë civile, qindra raketa janë hedhur nga Gaza drejt qytetit izraelit Ashkelon. Kjo vjen pasi një zëdhënës i Hamasit lëshoi një paralajmërim për banorët e qytetit jugor izraelit që të largohen nga qyteti para orës 17:00 me orën lokale. Hamasi tha se ka hedhur qindra raketa në Ashkelon në "përgjigje ndaj zhvendosjes së civilëve në Gaza", sipas një deklarate të Telegram-it.
 
Mijëra izraelitë u evakuuan nga një numër qytetesh afër Gazës dhe ushtria mobilizoi 300 mijë rezervistë. Apelojnë popullin izraelit të qëndrojnë në shtëpi.
 
“Ditëve të fundit kishte disa incidente dhe operacione në kufirin verior. Tani jemi në gatishmëri të lartë, tani nuk ka incidente, por ne jemi të gatshëm nga ajri dhe toka. Shumë fuqishëm.”,- u tha nga Armata e Izraelit.
 
Gaza është nën rrethim të plotë, nuk ka rrymë, ujë dhe karburant. Një funksionar i lartë i Hamasit tha se vetëm një numër i vogël i komandantëve të lartë në Gaza kanë qenë në dijeni për sulmin në Izrael.
 
“Populli palestinez do të jetë i durueshëm dhe do të drojë. Kemi rezerva me të cilat mund të durojmë, nuk jemi të prerë. Në luftën në vitin 2014 qëndruam 51 ditë dhe jemi të gatshëm të durojmë shumë muaj. Por, nëse Netanyahu do të jetë i durueshëm, nëse njerëzit në Telaviv do të jenë të durueshëm në strehimore.”,- theksoi funksionar i lartë në Hamas, Ali Barake.
 
Bilanci i vdekjeve në radhët e izraelitëve ka mbërritur tashmë në 900, mbi 700 janë të vrarë në Gaza, qindra të zhdukur dhe të lënduar. Mes viktimave në Izrael janë edhe 11 shtetas amerikanë, e konfirmuar kjo nga presidenti Joe Biden, teksa ka dhe të tjerë në listën e të pagjeturve. Hamasi pretendon se në duart e tij ka mbi 100 izraelitë, përfshirë edhe oficerë të lartë ushtarakë. Zyra për Media e Qeverisë e kontrolluar nga Hamasi shtoi se dy gazetarë lokalë u vranë dhe një tjetër u plagos në një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi në Gazën perëndimore. 
 
Faktori ndërkombëtar në shumë takime nuk i ndalin thirrjet për ndërprerje të luftimeve. Ministrat për punë të jashtme të BE-së në takim urgjent do të bisedojnë për situatën në Izrael dhe në rajon.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI