Botë

Ulutash, komandant i ri i KFOR-it në Kosovë

10.10.2023 16:55

Gjeneralmajor Ozkan Ulutash nga sot mori detyrën e komandantit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it...

Gjeneralmajor Ozkan Ulutash nga sot mori detyrën e komandantit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it. Ulutash e mori detyrën nga komandanti i deritanishëm italian, gjatë një ceremonie në Prishtinë, duke u bërë komandanti i 28-të i misionit të NATO-s në Kosovë.
 
Ulutash që nga viti 2021 ka shërbyer si drejtor për strategji në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë, ndërsa më parë kishte qenë komandant i përgjithshëm i Forcës së Reagimit të Shpejtë të NATO-s në Turqi.
 
“Si komandanti i parë turk i KFOR-it e kuptoj përgjegjësinë që e kam marrë. Duke e parë gjendjen e ndjeshme në Kosovë, po e marr komandën me përkushtim për t’i bërë të gjitha përpjekjet dhe për ta përdorur gjithë përvojën për t’u siguruar se ky unitet i shquar do të shërbejë suksesshëm në të ardhmen, siç ka bërë në të kaluarën.”, deklaroi Ozkan Ulutash, komandanti i KFOR-it në Kosovë.