Botë
Lufta e Hamasit me Izraelin, Ramadani: Të intervenon ShBA-ja për qetësimin e situatës
10.10.2023 17:18
Lufta e nisur nga Hamasi në Izrael, do të zgjas shumë, por dëmet do të jenë të mëdha, sidomos mbi popullsinë civile...

Lufta e nisur nga Hamasi në Izrael, do të zgjas shumë, por dëmet do të jenë të mëdha, sidomos mbi popullsinë civile. Kështu vlerëson analisti politik, Ismet Ramadani, sipas të cilit lëvizja e Hamasit është përforcuar shumë në aspektin ushtarak, mbi 40 mijë ushtarë të trajnuar operojnë në Gazë. Sipas tij, ky konflikt duhet zgjidhur përmes bisedimeve ku do të arrihej një kompromis për qetësimin e situatës në Lindjen e Mesme.
“Duhet shtetet fqinje sidomos Egjipti, Arabia Saudite, por edhe Turqia të ketë rolin e vet që të insistojë me fuqitë e mëdha me ShBA-në të vendosen në tavolinë, sepse epilogu megjithatë duhet të përfundojë në tavolinë, përndryshe do të ketë shumë viktima, shumë dhunë, humbje jetësh civilësh, dëme të cilat do të jenë shumë tragjike.”, - deklaroi analisti politik, Ismet Ramadani.
Ramadani më tej vlerëson se pjesa e palestinezëve në bregun perëndimor janë më të matur dhe janë të interesuar që politikisht ta zgjedhin problemin në tavolinë edhe pse administrata izraelite ka ushtruar dhunë sistematike edhe ndaj tyre, si p.sh. intervenimet në xhaminë “Al Aksa”. Nëse bisedimet nuk janë të suksesshme, atëherë nuk dihet se si dhe ku mund të shpërndahet kriza, ndërsa Rusia për momentin është e interesuar që të aktivizojë vatrat e ngrira të luftës.
“Rusia është e interesuar të aktivizojë vatrat e ngrira të luftës që vëmendje të përqendrohet edhe te vendet tjera, të ketë konflikte ushtarake që Rusia të shfrytëzojë këto momente dhe bota e cila është demokratike të angazhohet në vatra krizash që ata të jenë më të suksesshëm në luftën me Ukrainën.”, - theksoi analisti politik, Ismet Ramadani.
Sipas Ramadanit, për t’i dhënë fund përshkallëzimit të luftës duhet të mobilizohen ShBA-ja me aleatët dhe sa më shpejtë të arrihet një kompromis që situata në Lindjen e Mesme të qetësohet sa më shpejtë.
FLUTURA LATIFI
