Botë
Mickoski: LSDM-ja të pranojë që t’i masim forcat në zgjedhje
10.10.2023 17:44
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, kërkon nga social-demokratët që forcën politike të masin..

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, kërkon nga social-demokratët që forcën politike të masin në zgjedhje parlamentare, e jo sipas tij përmes anketave të rrejshme dhe fenomenit të ikjes. Ai edhe një herë i ka bërë thirrje LSDM-së që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke pohuar se përballja në zgjedhje është anketa më e madhe se kush ka përkrahjen e popullit.
“Unë shpesh them publikisht se në vend se të ikin, anketa më e madhe është përballja me popullin. Ndoshta unë nuk e flas të vërtetën, ndoshta matjet publike nuk janë të sakta, ndoshta anketat e krijuara nëpër shtabet e tyre janë të sakta, ka vetëm një mënyrë për të treguar se kush janë shifrat e vërteta, kurse shifrat e vërteta tregohen në zgjedhje. Sërish i bëj thirrje LSDM-së, që të përballen me opinionin dhe të mos fshihen dhe se nga kjo anketë nuk ka ikje.”, - deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Kërkesa e VMRO-së për zgjedhje, Kasami: E pranueshme, por të mbahen në afatin e rregullt
Për partitë opozitare shqiptare, kërkesa e vazhdueshme e opozitares VMRO-DPMNE për zgjedhje të parakohshme parlamentare është e pranueshme.
“Opozita e bashkuar shqiptare është tashmë e konsoliduar dhe e gatshme për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare, qofshin ato të rregullta apo të jashtëzakonshme. Në këtë drejtim, i bëjmë thirrje Qeverisë që sa më shpejt të reflektojë, të thërrasë një takim të liderëve të partive politike për të rënë dakord për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.”, - theksoi kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami.
Por sipas tij, duke marrë parasysh situatën ekonomike në vend dhe kostot e organizimit të zgjedhjeve, më së miri është zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duhet të mbahen bashkë dhe në afatin e rregullt.
SANIJE DURAKU
