Kulturë
Nata finale e “Skupi Festival”, sonte do të ndjekim shfaqen “Orfej” nga Bullgaria
10.10.2023 18:22
Tramvaji i quajtur dëshirë me tekst të Tenesi Williams, i interpretuar nga Teatri i Luftës – Sarajevë...

Tramvaji i quajtur dëshirë me tekst të Tenesi Williams, i interpretuar nga Teatri i Luftës – Sarajevë, një shfaqe e cila ngjalli kureshtjen e publikut për të mbushur plot sallën e Teatrit Shqiptar në kuadër të “Skupi Festival”, u prezantua mbrëmë në Teatrin Shqiptar në Shkup. Shfaqja, premiera e së cilës ishte para shtatë viteve në Teatrin amë, u prit me një duartrokitje shumë të fortë nga publiku në Shkup, i cili e përjetoi dhe frymoi së bashku me aktorët në skenë.
Pjesë e aktorëve në rolin e Stanikom Kovaskit - një i huaj i cili ishte ish luftëtar dhe humbet veten në traumat e luftës shumë shpesh, luajti aktori i njohur shqiptar me famë botërore edhe në botën e filmit Alban Ukaj. I kënaqur nga pritja dhe nga eksperienca se si publiku e pranoi shumë mirë shfaqen tregon se si e përjetoi çdo duartrokitje në skenë.
“Unë tash po them se bashkëbiseduam me kolegët se hera e parë me marrë kaq shumë duartrokitje, ne në fund pak para se mi ra terri që themi, me na përfunduar shfaqja edhe kemi marrë frymë bashkë, më duket sonte me publikun e kemi ndje edhe ne. Ne e ndjemë pas një kohe kur të fitojmë njëfarë përvoje, i ke si ato pedalet e biçikletës, e dimë kur publiku merr frymë me ty, e dimë kur publiku mërzitet me ty. Sonte më duket se kemi marrë frymë bashkë.”,- tha aktori, Alban Ukaj.
Ndërsa sonte do të kemi rastin të ndjekim shfaqen “Orfej” nga Teatri Kombëtar “Ivan Vazov” nga Bullgaria. Ndërsa po sonte do ta kuptojmë edhe fituesin e “SkupiFestivalit”, pasi është edhe nata finale.
ARDITA RAMADANI