Botë

OKB: Nga 119 vende të studiuara, vetëm 38 ofrojnë shërbime shëndetësore për nënat dhe të porsalindurit

10.10.2023 19:11

Vetëm një e treta e shteteve e përfshijnë kujdesin ndaj shëndetit seksual dhe riprodhues në planet e tyre kombëtare...

Vetëm një e treta e shteteve e përfshijnë kujdesin ndaj shëndetit seksual dhe riprodhues në planet e tyre kombëtare.
 
Sipas një raporti të OKB-së nga 119 vende të studiuara vetëm 38 prej tyre përfshijnë qasje në kontracepsion, shërbime shëndetësore për nënat dhe të porsalindurit dhe vetëm 15 prej tyre i referohen gjithashtu dhunës ndaj grave.
 
Raporti është i pari që bën një lidhje edhe mes ndryshimeve klimaterike dhe shëndetit të dobët të nënave, komplikimet gjatë shtatzënisë, siç është diabeti gestacional.
 
Nxehtësia ekstreme është shoqëruar me nxitjen e lindjeve të hershme dhe një rritje të lindjeve të bebeve pa jetë.
 
Në raportin e OKB evidentohen edhe pamundësia për të marrë shërbime mjekësore në shumë shtete të Afrikës lindore dhe jugore ku ciklonet tropikale kanë dëmtuar spitalet, duke ndihmuar në përhapjen e sëmundjeve të shkaktuara nga uji, si kolera.
 
Në të njëjtin raport dënohet edhe fenomoeni i martesave të hershme e vajzave. Ku Vietnami evidentohet si një prej shteteve që i vlerëson vajzat si një barrë ekonomike.