Botë

Gjermania me ndihmë të re për Ukrainën në vlerë prej 1 miliard eurosh

10.10.2023 21:55

Gjermania ka njoftuar për një pako të re të ndihmës në vlerë prej rreth 1 miliard eurosh....

Gjermania ka njoftuar për një pako të re të ndihmës në vlerë prej rreth 1 miliard eurosh.
 
Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë shtoi se pakoja e ndihmës ushtarake përfshin pajisje për mbrojtje ajrore, armë dhe makina tokësore.
 
“Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me atë që ka nevojë në mënyrë më urgjente: me mbrojtje ajrore, municion dhe tanke”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
 
“Me këtë pako të re të ndihmës ne do të rrisim gatishmërinë operacionale të forcave të armatosura ukrainase për muajt në vijim”.
 
Pistorius tha se në pakon e re përfshihen sisteme raketore Patriot, por edhe sisteme shtesë të llojit IRIS-T dhe tanket Gepard.
 
Gjermania po ashtu do t’i ofrojë Ukrainës makina ushtarake, por edhe pajisje të tjera të paspecifikuara në vlerë prej 20 milionë eurosh.
 
Që nga qershori, Ukraina – që përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit të kaluar – ka nisur një kundërofensivë në jug dhe lindje. Megjithatë, kjo kundërofensivë është duke shkuar më ngadalë seç pritej./ rel