Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO’s mblidhen sot në Bruksel, pritet të diskutohet edhe për Kosovën
Sot në Bruksel do të fillojë takimi dyditor....

Sot në Bruksel do të fillojë takimi dyditor i ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ku një nga temat do të jetë situata në Kosovë pas ngjarjeve në Banjskë më 24 shtator.
Në takimin, i cili do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, 30 ministra të mbrojtjes të vendeve anëtare do të diskutojnë sfidat e shumta me të cilat përballet Aleanca e Atlantikut të Veriut.
Temat në rendin e ditës pritet të jenë lufta në Ukrainë dhe si të ndihmohet Kievi që t’i rezistojë sulmeve ruse dhe të bëjë përparim në kundërofensivë, veçanërisht në dritën e dimrit që po vjen dhe sulmeve gjithnjë e më të shpeshta të Moskës ndaj energjisë së Ukrainës, dhe sulmit ndaj Izraelit nga grupi militant palestinez Hamas ka zhvendosur sërish fokusin e publikut ndërkombëtar në Lindjen e Mesme.
Sipas pritshmërive, përveç temave aktuale për Ukrainën dhe Izraelin, ministrat e vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë edhe për situatën e sigurisë në Kosovë.
Pas ngjarjeve në Banjskë, NATO vendosi të përforcojë forcat e KFOR-it, fillimisht me 200 ushtarë britanikë, e më pas me po aq ushtarë rumunë.
