Maqedoni

11 tetori – dita e Kryengritjes Popullore, krerët politik me mesazhe për unitet dhe paqe

11.10.2023 13:48

Nën moton “Mosbindje dhe Liri” u shënua 11 Tetorin dita e Kryengritjes Popullore....

Nën moton “Mosbindje dhe Liri” u shënua 11 Tetorin dita e Kryengritjes Popullore. Gjatë ceremonisë qendrore e cila u organizua në Memorialin Përkujtimor në Kumanovë kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se 82 vite pas kryengritjes, vendi ynë ndërtohet si shtet multietnik, funksional dhe është në rrugën e drejtë për t’u anëtarësuar në familjen e madhe evropiane, deri në vitin 2030. Për të arritur këtë qëllim, nevojitet bashkim i gjithë faktorit politik, ku secili veçmas do të kontribuojë pozitivisht për t’i kapërcyer sfidat që na presin gjatë rrugëtimit evropian. 
 
“Kjo nuk është  betejë me armë në zonat të luftës si në luftimet të partizaneve dhe revolucionereve, por është një beteje e rendësishme që ne duhet ta fitojmë. Me këtë do të sigurojmë se askush, asnjëherë të mos mund t’i përdor çështjet identitare maqedonase për intersat e veta personale. Anëtarisimi në BE e përfrocon dhe avancon identitetin tonë, ashtu është rasti me gjitha vendet evropine me çka është mbrojtur identiteti maqedonas në suaza botërore. Liria që njëherë fitohet dhe shteti që krijohet njëherë, po ruhet dhe mbrohen përgjithmon.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Edhe Presidenti i shtetit Stevo Pendarosvski bëri thirrje se duhet të ruhen përfitimet e gjeneratës antifashiste për shtet demokratik dhe funksional jurdik.
 
“Për t’i ruajtur të mirat e gjeneratës së famshme antifashiste, duhet ta ndërtojmë Maqedoninë e Veriut si shtet ligjor demokratik dhe funksional, me barazi të çdonjërit para ligjeve të vendit dhe mundësi të barabarta për zhvillim dhe përparim për secilin qytetar. Të fokusuar në të mirën e përbashkët dhe interesin publik, ne do të krijojmë kushte që të rinjtë tanë të qëndrojnë në vendlindje dhe këtu të angazhohen në betejat për përparim në çdo fushë të jetës.”, tha president i RMV-së, Stevo Pendarovski.
 
Edhe Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi bëri thirrje për unitet në mbrojtje të përpjekjeve për t’u mundësuar qytetarëve një jetë dinjitoze, të mirë dhe cilësore si dhe në një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të sigurt evropiane për të gjithë. 
 
“Lajmet e tmerrshme që i dëgjojmë nga rajonet e afërme dhe të largëta janë alarm dhe rikujtues se paqja është e brishtë dhe duhet të kultivohet, të ruhet dhe mbrohet, brenda dhe jashtë. Gjithnjë të bashkuar dhe unikë si qytetarë dhe si qenie njerëzore, gjithmonë të qëndrojmë në mbrojtjen e një jetë të denjë dhe njëlloj të mirë dhe cilësore për të gjithë. Gjithmonë në mbrojtjen e ardhmërisë stabile dhe të sigurt për gjeneratat e ardhshme.”, shkruan Xhaferi në urimin e tij. 
 
Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zëvendeskryeministrja e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Gërkova së bashku me Presidentit Pendarovski vendosën lule të fresëkta në Kompleksin Memorial “Varrezat Partizane” në Butel të Shkupit dhe te monumenti “Çlimtarët e Shkupit” para Qeverisë. Ceremomi rasti pati edhe në Prilep.
 
REXHEP QAMILI