Botë

Lufta Izraelito-Palestineze, MPJ: Janë evakuar edhe 9 qytetarë tanë

11.10.2023 14:10

Edhe nëntë shtetas të tjerë u larguan nga Izraeli, përmes rrugëve të ndryshme të transportit...

Edhe nëntë shtetas të tjerë u larguan nga Izraeli, përmes rrugëve të ndryshme të transportit, përkatësisht: katër për në Athinë, tre për në Jordan dhe dy për në Beograd. Numri i përgjithshëm i shtetasve tanë që largohen nga Izraeli është rritur në 40, njofton Ministria e Punëve të Jashtme. Numri i saktë i qytetarëve tanë që kanë kwrkuar ndihmë dhe largimin e tyre nga Izraeli po ndryshon vazhdimisht, por aktualisht nuk e kalon numrin 100. MPJ u bën thirrje shtetasve tanë në Izrael që të ndjekin portalin kombëtar të emergjencës si dhe të paraqiten në dy linjat telefonike SOS.  
 
Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka në dispozicion dy linjat telefonike SOS - 075/273-732 dhe 075/268-736, si dhe linjën telefonike të Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378.
 
Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit vazhduan sulmet ajrore në Rripin e Gazës kundër objektivave të Hamasit. 300 mijë rezervistë morën armë, që është mobilizimi më i madh në historinë e Izraelit.
 
“Nuk është luftë, nuk është fushë beteje, është masakër. Është një aktivitet terroristik. Ju mund të shihni vetë diçka që nuk e kam parë kurrë gjatë gjithë jetës sime.”, tha Itai Veruv, udhëheqës i forcave izraelite në Kfar Aza.
 
Mijëra viktima dhe të plagisur 
 
Mijëra viktima dhe të plagosur nga të dyja anët e konfliktit. Një numër i madh njerëzish mbahen ende si të rrëmbyer. Kombet e Bashkuara  paralajmërojnë se Gaza është plotësisht e mbyllur për ndihmë humanitare. Ata u bënë thirrje të dyja palëve që t'i japin fund luftimeve dhe të ndalojnë humbjen e civilëve.
 
“Për shumë njerëz në Rripin e Gazës, kjo është hera e shtatë që ata janë në konflikt. Është e vështirë për fëmijët e tyre,  se çfarë do të sjellë e nesërmja. Pasiguri, frikë, trishtim. Është koha që gjithçka të përfundojë për në të mirën e të gjithëve.”, tha Xhuliet Tuma, përfaqësuese e KB-ve.
 
Presidenti amerikan thotë se Izraeli ka për detyrë t’i përgjigjet sulmeve Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se pajisje ushtarake dhe municion është dërguar në Izrael në ditën kur u konfirmua se shtetasit amerikan vdiqën  nga sulmet e befasishme të Hamasit.
 
“Ne qëndrojmë pranë Izraelit, kjo duhet të jetë e qartë. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Hamasi nuk mbështet të drejtën e popullit palestinez për dinjitet dhe vetëvendosje. Qëllimi i tij i deklaruar është shkatërrimi i shtetit të Izraelit dhe vrasja e popullit hebre.”, tha presidenti i SHBA-ve Xho Bajden.
 
Konflikti izraelito-palestinez po shkakton shqetësim të madh në mbarë botën. Udhëheqësit po bëjnë apel për një armëpushim dhe një kthim në tryezën e bisedimeve.
 
FLUTURA LATIFI