Maqedoni

Nikollovski: Bullgaria, politikë mohuese ndaj nesh

11.10.2023 14:33

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Evropës...

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Evropës ka akuzuar presidentin bullgar Rumen Radev dhe nënkryetaren Iliana Jotova për politikë të ekstremit të djathtë. Sipas tij Bullgaria me përdorimin e vetos po keqpërdor antarsimin e saj në BE teksa ftoi BE-në të të mos lejojë abuzimin me këtë të drejtë. 
 
“Radev dhe Jotova po përdorin anëtarësimin e Bullgarisë në BE për të vendosur një veto ndaj Maqedonisë, duke u kërkuar maqedonasve të ndryshojnë historinë, gjuhën dhe kulturën e tyre në mënyrë që të fillojnë negociatat e pranimit dhe në të njejtën kohë ata nuk ju japin as një lloj të drejte maqedonasve  që jetojnë në Bullgari duke ua mohuar të drejtën e vetëpërcaktimit, përdorimit të gjuhës amtare dhe të drejtën e arsimimit. Prandaj i kërkoj BE-së të rishqyrtojë politikën e saj ndaj Bullgarisë dhe të mos lejojë abuzimin e të drejtës së tyre për shtetësi dhe pasaporta për qëllime politike dhe ndryshimin e identitetit kombëtar. Ata shantazhojnë maqedonasin, vënë veton dhe e ndalojnë Maqedoninë të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.”, - tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski.
 
Plank: Bullgaria po mban ton miqësor me RMV
 
Nga ana tjetër ambasadorja e Gjermanisë në Sofje Irene Maria Plank, për “BGNES” ka deklaruar se është dëshmitare e përpjekjeve të qeverisë aktuale bullgare për të mbajtur një ton miqësor me Maqedoninë.
 
“Unë besoj se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë të angazhohet dhe të bëjë atë që tha se do të bënte. Mendoj gjithashtu se Bullgaria ka të drejtë që ka një qasje miqësore. Qeveria po e bën dhe unë jam plotësisht pas saj. Mendoj se ne me të vërtetë duhet të shikojmë nga e ardhmja. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë fqinjë të afërt dhe do të ishte në interesin më të mirë të të gjithëve për të ecur përpara.”, - ka deklaruar  Plank.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI