Ekonomi
Ekonomi, VMRO-DPMNE: TVSH-ja është rritur dyfish
11.10.2023 15:25
Qeveria dyfishoi normën e TVSH-së për produktet që njerëzit blejnë çdo ditë akuzojnë nga opozitarja VMRO-DPMNE....

Qeveria dyfishoi normën e TVSH-së për produktet që njerëzit blejnë çdo ditë akuzojnë nga opozitarja VMRO-DPMNE. Ushqimet dhe pijet janë rritur për 45%, kostot e banesave për 27%, transporti për 35%, ndërsa pagat dhe pensionet nuk janë rritur me të njëjtën tempo. Siç thonë nga VMRO-DPMNE, në vendin tonë qytetarët varfërohen katër herë më shpejt në krahasim me evropianët thonë nga kjo parti.
“Çmimet e mbi 1000 produkteve të tjera po rriten me vendim të autoriteteve të LSD-SË dhe BDI -së. Madje qeveria mashtroi qytetarët duke e justifikuar këtë rritje çmimi me rritjen e taksës për produktet e luksit, për të parë se në listë ka gjizë, djathë, ushqim për fëmijë, çajra, miell, komposto, speca dhe dhjetëra produkte të tjera. Qytetari mesatar i blen ato për çdo ditë.”, thonë nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Inflacioni është ulur për 6.6%
Por nga LSDM mohojnë këto akuza duke thënë se Inflacioni në shtator të 2023-it, sipas të dhënave zyrtare, është ulur në 6.6 për qind, dhe për këtë kanë kontribuar masat e ndërmarra nga Qeveria.
“Inflacioni për 11 muaj rresht po bie, dhe ky trend do të vazhdojë deri në fund të vitit, kur pritet të bie nën 5 për qind dhe vitin e ardhshëm të kthehet në normën prej 2-3 për qind, njëlloj si para krizës.”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Nga kjo parti thonë se do të vazhdojë të ndërmarrin masa dhe hapa konkretë që nënkuptojnë mbrojtje dhe përmirësim të standardit jetësor.
FLUTURA LATIFI
