11 Tetori, Mickoski: Lufta kundër fashistëve bullgar

11.10.2023 16:00

Është e rëndësishme t'i kushtohet respekt heronjve...

Është e rëndësishme t'i kushtohet respekt heronjve që i bënë rezistencë okupatorit fashist bullgar dhe fashizmit në Maqedoni, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke uruar festën e 11 tetorit.

Mickoski thekson se është e rëndësishme të mësojmë prej historisë dhe dhe të kundërshtojmë ata që shesin, negociojnë dhe shantazhojnë.

Është e rëndësishme të mos harrohet se kjo ditë është fillimi i luftës së popullit maqedonas kundër pushtuesit fashist bullgar. Kjo betejë ishte finalja e luftës që do të na sjellë Maqedoninë e pavarur. Të mos harrojmë luftëtarët në këtë luftë që dhanë jetën për një Maqedoni të pavarur dhe të lirë. Për Maqedoninë krenare, për një vend që është atdheu i popullit maqedonas dhe i të tjerëve që qëndruan në krah kundër fashizmit”, ka thënë kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski në urimin e tij për 11 tetorin.

Dimitrievski: Inspirim për të tejkaluar ndarjet

Ndërkohë në ceremoninë qendrore, manifestimin qendror me rastin e festës 11 Tetori - Dita e Kryengritjes Popullore, në Kumanovë, kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski theksoi se vendimet e seancës së parë të ASNOM-it në vitin 1944 sollën realizimin e dëshirave për themelimin e shtetit maqedonas. Kjo sipas tij është një inspirim për të nderuar sot heronjtë që dhanë jetën e tyre të re për liri.

“Sot, pas 82 vitesh, përballemi me sfida të reja. 11 tetori është një frymëzim dhe një nxitje për të kapërcyer të gjitha ndarjet përmes respektit të ndërsjellë, që do të na sigurojë përparim dhe sukses, pa vënë theksin tek interesat personale, për të mirën e të gjithëve, me qëllim që të funksionojmë të lirë në lirinë tonë dhe në shtet demokratik”- tha Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Ditën e Kryengritjes Popullore e uruan edhe partitë tjera politike në vend. (Ersan Pajaziti, TVM2)