Zelenski i kërkon NATO-s ndihmë për në dimër

11.10.2023 16:16

Politikanë dhe përfaqësues ushtarakë....

Politikanë dhe përfaqësues ushtarakë nga rreth 50 vende  janë mbledhur në fillim të takimit dyditor të ministrave të mbrojtjes, në Bruksel.

Konsultimet, në të ashtuquajturin format Ramstein, kryesohen nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Më pas, Këshilli NATO-Ukrainë është formuar për herë të parë në nivelin e ministrave të Mbrojtjes. Tema qendrore është mbështetja për Ukrainën, veçanërisht gjatë muajve të ardhshëm të dimrit.

NATO me aleatët ka shtuar prodhimin e armatimit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg tha se Aleanca VeriAtlantike bashke me aleatët e saj, kanë shtuar prodhimet e armëve për ta ndihmuar Ukrainën.

“Mbrojtjet kundër ajrore, janë çelësi për mbrojtjen e qyteteve, ekonomisë, infrastrukturës kritike. Ajo që tani shohim është se Presidenti Putin, edhe njëherë përgatitet ta shfrytëzojë dimërin si armë kundër luftës, që do të thotë sulm në sistemin energjetik, infrastrukturës së gazit. Duhet ta ndalojmë këtë ,me me aftësi të shtuara më të avancuara për mbrojtje kundër ajërore. NATO-ja me aletatët e saj e kanë shtuar prodhimin.” – tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Zelenski theksoi se Ukraina përgatitet për dimër dhe për këtë është thelbësore mbështetja  me armatim nga antarët e NATO-së.

“Është shumë me rëndësi të ketë prioritete. Sistemet për mbrojtjen kundër ajërore na duhen në pikat konkrete gjeografike në vendin tonë, për të mbrojtur rrjetin energjetik, t’i mbrojmë njerëzit, drithrat dhe grurin transit. Për këtë janë të rëndësishme raketat me rreze të gjatë veprimi, armatimi me rreze të gjatë veprimi, nuk ka rëndësi se si i quani, problem është se si do t’i marrim ato. Ne kemi nevojë për ato për një arsye të vaçantt, ta dëbojmë Rusinë nga vendi jonë. Si do ta kalojmë dimrin e ardhshëm është shumë e rëndësishme për ne” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Kjo është vizita e dytë e Zelenskit në Bruksel që nga fillimi i sulmit rus të Ukrainës. Ai mori pjesë për herë të fundit në një takim me krerët e shteteve dhe qeverive të BE më 9 shkurt të këtij viti dhe iu drejtuar eurodeputetëve për ndihmë me armatim. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)