Maqedoni

Bastisje në f. Straçincë, sekuestrohen armë, para dhe “pluhur”

11.10.2023 17:00

Zyrtarët policorë të Njësisë për trafikim të paligjshëm të narkotikëve në kuadër SPB Shkup...

Zyrtarët policorë të Njësisë për trafikim të paligjshëm të narkotikëve në kuadër SPB Shkup, kanë kryer bastisje në fshatin Straçinc, tek personi me iniciale T.F.(32 vjeç) tek i cili kanë gjetur armë, municion dhe para. 
 
“Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua pluhur i bardhë, pluhur ngjyrë kafe, peshore dixhitale, dy korniza pushke automatike, një pushkë, 399 fishekë, një pistoletë kornizë, një pushkë gjuetie, 13 gëzhoja, një jelek antiplumb, celularë, 26.160 euro dhe 698.580 denarë.”, thuhet në njoftimin MPB-së.
 
Bastisja ka ndodhur pas urdhëresës së pranuar paraprakisht nga Gjykata Themelore Penale Shkup, sqaron MPB-së duke shtuar se po merren masa shtesë për zbardhjen e plotë të rastit.