Kulturë
Mbyllet FNT “SkupiFestival”, “Orfeu” fitoi çmimin kryesor
11.10.2023 17:22
Lufta si një gjendje e përhershme për ekzistencën e njerëzimit ishte shfaqja e cila ngërtheu simpatinë të publikut...

Lufta si një gjendje e përhershme për ekzistencën e njerëzimit ishte shfaqja e cila ngërtheu simpatinë të publikut dhe u shpall fituesi i edicionit të 17 të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit SkupiFestival. Bëhet fjalë për shfaqen Orfeu e interpretuar nga teatri kombëtar Ivan Vazov nga Bullgaria. Një shfaqe ku në qendër të vëmendjes qëndron miti antik i orfeut dhe Euridikës, e performuar përmes refleksivitetit dhe shqisave moderne të njerzimit të cilat përballen me probleme të shumta ekzistenciale.
“Për shfaqën më të mirë, e prisni apo është shfaqa Orfeu nga teatri Nacional i Bullgarisë. Çmimi special i SkupiFestival shkon për aktoret turke Pin dhe Gyl për shfaqen e tyre “Nën Kala”. Çmimi jepet për kreativitet të theksuar individual të aktorit që përmbush katër vetitë e çdo vepre artistike, forma, tërësia, lehtësia dhe bukuria. Dy aktoret me sukses trajtojnë formën e gjallë trupore dhe teatrin fizik e ngrisin në shkallën e një teatër gjithpërfshirës.”, tha Snezhana Konevska Rusi, antare e jurisë.
Juria ndau edhe çmimin prestigjioz të festivalit “Luran Ameti”.
“Për ne si juri u bë e vështirë përgjedhja, por jemi mundu me përgjegjsin më të madhe të bëjmë vlersime sa më meritore domethën çmimi Luran Ameti i jepet aktorit Alban Ukaj për rolin e Steni Kovaskit.”, tha Vjollca Hamiti, antare e jurisë.
Për pesë netë me rradhë publiku Shkupjn në kuadër të edicionit të 17 të SkupiFestivalit pati mundësinë të ndjek shfaqe nga Kosova, Turqia, Franca, performance nga Maqedonia e Veriut nga Bosna Hercegovina dhe nga Bullgaria.
ARDITA RAMADANI
