Maqedoni

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive

11.10.2023 17:44

Edhepse jemi në mes të tetorit, temperaturat e larta dhe moti i thatë siç duket po favorizojnë paraqitjen e zjarreve...

Edhepse jemi në mes të tetorit, temperaturat e larta dhe moti i thatë siç duket po favorizojnë paraqitjen e zjarreve në ambijente të hapura.  Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se nga gjithsej 37 zjarre, që janë regjistruar të martën, në gjithë territorin e vendit, pesë zjarre janë aktive.
 
Sipas QMK-së, aktivë janë zjarret në Komunën Makedonski Brodit, lartë mbi fshatin Belicë, në vendin “Argulica”, ku digjet pyll me pisha, në Komunën e Shtipit, në fshatin Sellcë, në Komunën Çashkë, në Komunën e Dollnenit dhe në Komunën e Kumanovës, tek fshati Lubodrag.
 
Për një pjesë të zjarreve, të cilat kanë rrezikuar fshatrat, të martën është intervenuar nga ajri me aeroplanë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.