Botë

Mitrovicë, tri bastisje lidhur me ngjarjet në Banjskë

11.10.2023 18:06

Policia e Kosovës ka kryer tri bastisje në territorin e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit lidhur me ngjarjet në Banjskë....

Policia e Kosovës ka kryer tri bastisje në territorin e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit lidhur me ngjarjet në Banjskë.
 
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veriu të Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka thënë për RTK-në se Policia e Kosovës po asiston në zbatimin e vendimeve të organeve shtetërore të drejtësisë.
Ai tha se këto bastisje janë kryer në Zveçan, në afërsi të Spitalit të Mitrovicës dhe në lagjen të Boshnjakëve. Mësohet se cak i bastisjeve kanë qenë pronat e bashkëpunëtorëve të Milan Radoiçiqit.
 
Ndryshe, ky operacion është vazhdimësi e kontrolleve që janë bërë në kuadër të hetimeve për grupin e Milan Radoiçiqit për sulmin e Banjskës.