Botë

Afganistan, një tjetër tërmet 6.3 ballësh

11.10.2023 18:28

Një tjetër tërmet i fuqishëm i ka dridhur pjesë të Afganistanit perëndimor këtë mëngjes...

Një tjetër tërmet i fuqishëm i ka dridhur pjesë të Afganistanit perëndimor këtë mëngjes, vetëm pak ditë pasi një tërmet paraprak vrau më shumë se 2.000 njerëz dhe rrënoi fshatra të tëra.
 
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti më i fundit, 6.3 ballësh, goditi rreth 28 kilometra larg Heratit, kryeqytetit të provincës Herat. Rreth 80 njerëz u lënduan nga tërmeti i mëngjesit të sotëm, ndërsa autostrada kryesore në Herat u bllokua si pasojë e rrëshqitjes së dheut, tha zëdhënësi i Ministrisë për Informim të Afganistanit, Abdul Vahid Rajan.