Botë

Sulmi në Banjskë, Gjermania kërkon zbardhjen e ngjarjeve

11.10.2023 18:50

Ngjarjet e 24 shtatorit në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, duhet të sqarohen dhe gjendja duhet të qetësohet

Ngjarjet e 24 shtatorit në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, duhet të sqarohen dhe gjendja duhet të qetësohet, thotë ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad.
 
“Situata aktuale nuk është e qëndrueshme për njerëzit në veri të Kosovës, e as për njerëzit në Serbi dhe Kosovë në përgjithësi”, ka thënë Konrad për gazetën Blic. Ajo tha se është e rëndësishme të krijohen kushte për rikthimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sa më shpejt që të jetë e mundur, për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013 si dhe zbatimin e dy marrëveshjeve të arritura këtë vit në Bruksel dhe Ohër.
 
Pas sulmit kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë Bashkimi Evropian, e cilësoi atë si akt terrorist dhe dërgoi sinjale për masa sanksionuese ndaj Serbisë.