Shqipëria, anëtare e KDNJ-së në OKB, Rama: Një rol tjetër ndërkombëtar!

12.10.2023 10:51

Një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara....

Një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara votoi pro Shqipërisë në Këshillin për të Drejtat e njeriut, kryeministri Rama thotë se ky është një tjetër rol ndërkombëtar që merr Shqipëria.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Rama tha se dje 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.

Por, derisa Shqipëria e ka fituar një vend në këtë këshill kaq të rëndësishëm, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ia ka refuzuar këtë të drejtë Rusisë. Oferta e Rusisë për të qenë anëtarë e këtij Këshilli u rrëzua për shkak të pushtimit prej saj të Ukrainës.

Rusia, konkurronte me Bullgarinë dhe Shqipërinë për dy vende të hapura të caktuara për grupin rajonal të Evropës Lindore, por mori vetëm 83 vota në një votim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.