Dy shtetas të RMV-së janë të bllokuar në Gaza, dhjetëra të tjerë janë kthyer përmes Athinës
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka dhënë informacionin e fundit mëngjesin e sotëm për shtetasit tanë që ndodheshin ose ndodhen aktualisht në Izrael dhe rreth zonës së rrezikuar në Gaza.
Siç tha ai, janë njëzet qytetarë tanë që kishin ngecur brenda dhe rreth Gazës.
Ai njofton se për momentin është vetëm një çift i martuar që ka ngecur në Rripin e Gazës.
“Ju e dini që territori është i izoluar nga Izraeli. E vetmja rrugëdalje ishte kalimi përmes Egjiptit, por në momentin që ata arritën atje, pika kufitare ishte mbyllur dhe tani ata janë bllokuar. Ambasada jonë në Kajro është në komunikim të vazhdueshëm me çiftin. Ata janë në rrezik, por aktualisht janë të sigurtë”, - tha Ministri i Punëve të Jashtme të vendit, Bujar Osmani.
