“Euro 2024”, Maqedonia pa fitore ndaj Ukrainës
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll...

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, të shtunën do të vazhdojë eliminatoret për evropianin e “Gjermani 2024”. Me pikë identike të fituara në pesë ndeshjet eliminatore po sikurse kundërshtarët e tyre të radhës ukrainasit, futbollistët më të mirë të vendit do të presin ndeshjen e së shtunës e cila do të luhet në terren neutral në Pragë.
Kjo do të jetë ndeshja e vlefshme për javën e gjashtë të grupit “C” eliminator për “EURO 2024”.
Koha për të bërë analiza, kalkulime dhe parashikime tani më është e kaluar për të dyja përfaqësuese dhe trajnerët e tyre.
Fitorja ndaj Maltës, disi ka kthyer Maqedoninë e Veriut në garë për pozitën e dytë në grupin “C”, ku Anglia me të cilën i përfundojmë këto eliminatore, për momentin është e sigurtë në kreun e renditjes ku ka 13 pikë ose 6 më shumë se Italia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina, ndërsa Malta e fundit pa pikë.
Maqedonia e Veriut dhe Ukraina në këto eliminatore në Shkup, luajtën një ndeshje të paparë. Nga disavantazhi 2:0 në fraksionin e parë, ukrainasit në pjesën e dytë bënë një përmbysje të plotë dhe triumfuan me rezultatin 3:2.
Këto dy përfaqësuese mes vete kanë zhvilluar katër ndeshje zyrtare në të cilat përfaqësuesja e vendit në asnjë prej tyre nuk iu ka gëzuar fitores.
Ukraina e mundi Maqedoninë në ndeshjet e “EURO 2021”, më herët e kishte mundur edhe në eliminatoret për “EURO 2016”, me 2:0 si dhe me 1:0. Maqedonia e Veriut dhe Ukraina, të shtunën do të përballen ne terren neutral në Pragë të Çekisë. Kjo ndeshje do të luhet të shtunën me fillim në ora 15:00.
