Marzha e produkteve bujqësore dhe ushqimore, Bekteshi: Nuk do të lejohet më e lartë se 10%
Marzha e produkteve bujqësore dhe ushqimore....

Marzha e produkteve bujqësore dhe ushqimore nuk do të jetë 30 deri më 40 për qind nga çmimi i prodhimit, siç ishte praktik deri më tani, por ajo do të jetë më së shumti deri më 10 për qind.
Kështu paralajmëroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në takimin e punës me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku ka prezantuar Ligjin e ri për marrëdhënie korrekte tregtare.
Ligji rregullon kushtet se si do të tregtohen produktet bujqësore dhe ushqimore dhe nuk do të lejohet që kompani të caktuara ta shfrytëzojnë fuqinë në dëm të kompanive tjera, ka thënë ministri.
“Jo vetëm që do të ketë ulje të çmimeve posaçërisht tek produktet bujqësore dhe ushqimore, por unë jam i bindur se me këtë propozim-ligj të cilën do të keni mundësi ta shihni, do të përmirësohet dukshëm edhe kualiteti i këtyre produkteve, sepse në kuadër të këtyre 26 praktikave për tregti korrekte, parashihet edhe rregullim i produkteve ushqimore, të cilat kanë afat të shkurtër të skadimit.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Propozimet e reja dhe ankesat, palët e involvuara do të mund t’i dorëzojnë deri më 25 tetor, ndërsa për mosrespektuesit e këtij ligji, parashihen gjoba në vlerë prej 20 mijë euro, pasi të futet në fuqi. Por, po ashtu parashihet që ky ligj në 6 muajt e parë të ketë një periudhë kaluese.
“Ky është një ligj i ri, që nënkupton diçka e re edhe për ne si Oda të Ekonomisë, edhe për kompanitë dhe për furnizuesit, por duhet të pranojmë se ky është një ligj evropian, i cili po transferohet tek ne dhe i cili duhet të akomodohet në bazë të kushteve të tregut tonë. Atë të cilën po shpresojmë më shumë është që të vendoset në këtë një rend, i cili do të jetë i rregulluar me ligj. Ky afat kohor prej 6 muajve do të na ndihmon të ambientoheni me ligjin e ri dhe nuk do të ketë probleme.”, - theksoi Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike.
Me ligjin kundër praktikave të padrejta tregtare, fermerët mund të presin që afati i pagesës të rregullohet në mënyrë që ai për mallrat që prishen të mos jetë më i gjatë se 30 ditë pas dorëzimit të produkteve.
Në atë rast blerësi nuk mund të ndryshojë në mënyrë të njëanshme kontratat për blerjen e produkteve bujqësore ose nuk mund të anulojë një kontratë për ushqimet që prishen në një periudhë të paarsyeshme.
Këto janë dispozitat e Direktiva e BE-së 2019/633, mbi bazën e të cilave duhet të rregullohet çështja e praktikave të padrejta tregtare. (Fitim Kryeziu, TVM2)
