Rritja e pagave, punonjësve në kulturë u ofrohet rritje me afat
Kërkojnë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturë

Të punësuarit në sektorin e kulturës ankohen se përfaqësues të Ministrisë së Kulturës kohëve të fundit po u bëjnë presione dhe i detyrojnë ata të nënshkruajnë vendime të reja të punës ku parashihet rritje e përkohshme të pagave të tyre prej 10 për qind, respektivisht deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Kërkojnë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës të heqin dorë nga kjo metodë e trysnisë dhe kushtëzimeve ndaj tyre, pasi që ata nuk kanë ndërmend të pranojnë vendime me të cilat do t’u cenohet e drejta për të pasur paga më të larta.
“Publikisht po i paralajmërojmë ministres së Kulturës se të punësuarit në sektorin e kulturës nuk do të pranojnë vendime të tilla. Publikisht po e pyesim atë, nëse të punësuarit me forcë do të jenë të detyruar të pranojnë vendime të tilla, duke i shpallur ato në tabelën e shpalljeve. A është kjo mënyra e vetme për të arritur qëllimin që kanë ata para shumë kohe ta abrogojnë nenin 65 të Marrëveshjes Kolektive për Kulturë?”, - theksoi kryetarja e Sindikatës së Kulturës, Vera Аtanasovska.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, Joakim Nedellov, i këshillon të punësuarit të mos u nënshtrohen presioneve dhe të mos nënshkruajnë vendime, të cilat janë në kundërshtim me interesat e tyre deri sa nuk arrihet marrëveshje mes përfaqësuesve të Ministrisë dhe SAShK-ut.
“Me rritjen e paralajmëruar të pagave prej 10 për qind në sektorin publik po bëhet përpjekje ndaj të punësuarve në kulturë që kjo rritje të jetë e përkohshme, respektivisht të kenë rritje të pagave të tyre prej muajin shtator deri në shkurt të vitit të ardhshëm, që i bie se prej muajit mars do të punojnë përmes rregullave dhe parimeve të reja.”, - deklaroi kryetari i SAShK-ut, Joakim Nedelkov.
Sindikalistët shpresojnë se në ditët në vijim, përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës do të shprehin dëshirë për t’u ulur, biseduar dhe gjetur zgjidhje bashkërisht për këtë problematikë.
Nëse nuk arrihet marrëveshje, ata paralajmërojnë radikalizim të hapave të tyre në të ardhmen. (Rexhep Qamili, TVM2)
