Ndeshjet që luhen sonte në kualifikimet për Euro 2024
Gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian...

Gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Nën hijën e ndeshjes Shqipëria – Çekia, do të luhen edhe tetë ndeshje të tjera.
Vëmendja kryesore e jona pa dyshim se do të jetë në përballjen mes Andorës dhe Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin “I”.
Në kuadër të këtij grupi do të luhet edhe ndeshja Bjellorusi – Rumuni.
Ajo që spikat këtë mbrëmje është edhe ndeshja e Grupit “D” eliminator Kroaci – Turqi, e cila do luhet në Zagreb.
Ndërsa në grupin A, do të përballen- Spanja – Skocia si dhe Qipro – Norvegjia. Në Grupin “E” përpos ndeshjes në Tiranë, do kemi edhe përballjen mes Ishujt Faroe dhe Rumunisë.
Këto janë përballjet:
Grupi A
Qipro – Norvegjia
Spanja – Skocia
Grupi D
Letonia – Armenia
Kroacia – Turqia
Grupi E
Shqipëria – Çekia
Ishujt Faroe – Polonia
Grupi I
Andora – Kosova
Bjellorusia - Rumunia
