Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele, promovon Kodin e sjelljes në hapësirën online

12.10.2023 16:40

Hapësira online është forma më e përdorur....

Hapësira online është forma më e përdorur në kohën bashkëkohore. Kjo është arsyeja që mediat online, i kanë vënën nën hije mediat tradicionale, u tha në ngjarjen e organizuar nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në bashkëorganizim me OSBE/ODIHR.

Fatkeqësisht, mediat online janë vështirë të kontrollueshme dhe për këtë arsye përhapen dezinformata.

Për të shmangur gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit në çdo lloj forme, u promovua Kodi i sjelljes në hapësirën online gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve.

“Qëllimi i këtij Kodi është drejtimi për sjellje më të mirë të pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë, si dhe të gjithë subjekteve të tjera të cilët mund të kenë ndikim në publik, në funksion të fushatave në kohën e proceseve zgjedhore, si dhe referendumeve. Kjo është e nevojshme që të mundësohet integritet për informacionet që plasohen në këtë hapësirë dhe ndalimin e dezinformatave, si dhe gjuhës se urrejtjes, por edhe diskriminimit në çfarëdo  forme.”, - deklaroi drejtori i Agjencisë për shërbime Audio dhe audiovizuele, Zoran Trajçevski.

Mediat në vendin tonë, janë fryt i tendencave dhe zhvillimeve të reja teknologjike dhe ne nuk mund të mbetemi imun ndaj këtyre ndryshimeve në hapësirën e mediave, tha Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

“Me kalimin e kohës shohim që ky komunikim më teknologjinë moderne, lë nën hije mediat tradicionale në fushën e informacionit dhe për këtë arsye respektimi i Kodit të sjelljes, veçanërisht gjatë cikleve zgjedhore është shumë i rëndësishëm për mjedisin e përgjithishëm shoqëror dhe politik. Vlerësoj se me miratimin e Kodit do të ketë një pikënisje ndryshe për sjellje dhe cilësi më të mirë, prej nesh si individ, si organizatë, si përdorues të hapësirës online, por edhe si votues në proceset zgjedhore ose referendum të ndryshme ne shtetin tonë.”, - theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.

Siç është paralajmëruar, Kodi është përpiluar me iniciativë të Agjencisë në bashkëpunim me institucionet relevante në këtë fushë: Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë, Instituti Maqedonas për Media, Këshilli për Etikë në Media, Instituti për Studime të Komunikimit dhe Fondacioni “Metamorfozis”.

Në procesin e hartimit është përdorur asistenca e ekspertëve nga OSBE/ODIHR. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)