Botë

Kurti: Sërish mund të ketë eskalim në veri

12.10.2023 17:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se institucionet e sigurisë dhe inteligjencës kanë identifikuar inskenime...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se institucionet e sigurisë dhe inteligjencës kanë identifikuar inskenime për sulme të reja nga Serbia, në mënyrë që të fajësohet Policia e Kosovës. Para fillimit të mbledhjes së Qeverisë, Kurti u shpreh se ekziston rreziku që javët në vijim të eskalojë situata në veri.
 
“Institucionet e sigurisë së fundmi kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimit të sulmeve të dhunshme nga grupet e strukturave të Serbisë në Kosovë. Qëllimi i tyre kryesor është fajësimi i Policisë së Kosovës dhe paraqitja e saj si forcë shtypëse mbi serbët e Kosovës. Për ta arritur këtë, nuk kanë vënë çmim në tavan. Nuk do të zgjedhin mjet. Mbështetja e grupit terrorist që ka marrë nga Serbia në njërën anë duke i trajtuar si heronj, në anën tjetër duke intensifikuar aktivitetet e ushtrisë pranë kufirit me Kosovën, vetëm sa i kanë inkurajuar ata.”, - deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
 
Lirimi i Milan Radojçiqit në më pak se 24 orë, sipas Kurtit, është dëshmi dhe sinjal i potencialit për rigrupim dhe hakmarrje, “sepse më 24 shtator, Beogradi zyrtar e militar dështoi.  Sipas Kurtit shumë çka është ndryshe prej asaj të diele. Gjithçka do të ishte ndryshe, nëse grupi terrorist nuk do të neutralizoheshin që në natën e parë, tha kryeministri i Kosovës. Paralajmërimi i Kurtit vjen rreth tri javë, pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe  tre sulmues serbë.
 
GYLTENE SINANI