Botë

Lufta në Izrael, vritet vëllai i liderit të Hamasit

12.10.2023 18:29

Vëllai i liderit të lartë të Hamasit, Musa Abu Marzouk, është vrarë nga një shpërthim në Rripin jugor të Gazës....

Vëllai i liderit të lartë të Hamasit, Musa Abu Marzouk, është vrarë nga një shpërthim në Rripin jugor të Gazës. Lajmi është dhënë nga radiostacioni i vetë organizatës, “Al-Aqsa Radio”. Sipas raportit, vëllai i Musa Abu Marzouk, emri i të cilit është Yosef, u vra teksa ishte në një kompleks në Rafah.
 
Kujtohet se të martën, Forcat Ajrore izraelite njoftuan vdekjen e ministrit të Ekonomisë të Hamasit, gjatë një bombardimi.
 
“Një aeroplan i Forcave Ajrore vrau sonte Ministrin e Ekonomisë të organizatës terroriste Hamas, Jawad Abu Samala”, thuhej në një postim në Twitter.