Botë

Baerbock viziton Izraelin në shenjë mbështetjeje pas sulmeve nga Hamasi

12.10.2023 18:51

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock do të udhëtojë nesër në Izrael në shenjë mbështetjeje...

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock do të udhëtojë nesër në Izrael në shenjë mbështetjeje pas sulmeve nga militantët e Hamasit, tha Ministria e Jashtme.
 
Vizita e Baerbock vjen mes një stuhie të aktivitetit diplomatik për të ndihmuar në parandalimin e konfliktit midis Izraelit me Hamasin, që mund shndërrohet në një luftë rajonale.
 
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv dhe ministri i Jashtëm britanik James Cleverly vizitoi dje Izraelin.