Botë
Scholz kërkon lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi
12.10.2023 21:02
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje për lirimin sa më të shpejtë të pengjeve izraelitë...

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje për lirimin sa më të shpejtë të pengjeve izraelitë nga militantët e Hamasit, pas takimit me emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, në Berlin.
Scholz priti në një takim Al Thani, mes një stuhie të aktivitetit diplomatik për të ndihmuar në parandalimin e përshkallëzimit dramatik të konfliktit midis Izraelit me Hamasin, në Lindjen e Mesme.
Katari, një shtet i Gjirit i pasur me naftë, është një nga mbështetësit më të rëndësishëm të grupit militant islamik Hamas.
“Kancelari gjerman theksoi se Hamasi ka përgjegjësi të plotë për mirëqenien e pengjeve”, tha sot zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit pas takimit.
