Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mirëpret senatorët amerikan: Serbia duhet ti dorëzojë sulmuesit terroristë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani....

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Ëelch. Osmani pas takimit në një konferencë për media ka thënë se me dy senatorët amerikanë kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri.
“Senatorët i informova për rrjedhën e ngjarjes, për dëshmitë e siguruara nga institucionet tona dhe si dhe hapat që Kosova në koordinim me partnerët e saj që po ndërmerrë për të tejkaluara sfidat e sigurisë. Synimet e këqija të Serbisë nuk mjaftohen vetëm me Kosovën, por janë paralajmërim i qartë se Serbia duke shërbyer si satelit i Rusisë, ka për qëllim të destabilizojë tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shtoi ajo.
Tutje, ajo tha se “regjimi i Vuçiqit jo që nuk distancohet nga veprimet terroriste, por ka vendosur që të ju ofrojë mbrojtje”.
“Serbia të mbahet përgjegjëse, t’i dorëzojë terroristët në Kosovë. Do të kërkojmë drejtësi për heroin Afrim Bunjaku. Republika e Kosovës është e palëkundur”.
