Asani falenderon tifozët
Pas mbylljes së ndeshjes fantastike të kombëtares shqiptare....

Pas mbylljes së ndeshjes fantastike të kombëtares shqiptare, ka folur edhe sulmuesi shkupjan. Jasir Asani tanë më ka marë nofkën “vrasës nga distanca” apo “Robeni”. Çekëve u shënoi si ish-sulmuesi i njohur holandez, kur zhbllokoi rezultatin e ndeshjes me të cilën hapi një tjetër kapitull në rrugën drejt “Gjermani 2024”.
“Dua të falenderoj tifozët”, - ka deklaruar Asani pas ndeshjes, “sepse ata janë mbështetja jonë. Kemi disa ditë që jemi përgatitur për këtë ndeshje. Sot ishte një tjetër finale dhe ne treguam një lojë shumë të mirë. Për golin, është meritë e stafit, e shokëve të skuadrës, sepse janë ata që e bëjnë të mundur, më krijojnë hapësira dhe unë gjuaj nga çdo pozicion”.
“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë për 90 minuta. Në fillim ishte pak e vështirë, por pas golit arritëm të krijonim më shumë. Edhe njëherë dua të përshëndes trajnerin Silvinjo, i cili më ka mbështetur që ditën e parë. Sot është dita për të festuar, më pas kemi dhe dy ndeshje të tjera dhe atëherë do të mendojmë për në vazhdim.”, ka përfunduar sulmuesi shkupjan Asani.
