Seferi: Faleminderit trajnerit Silvinjo
13.10.2023 12:03
Taulant Seferi ka shfrytëzuar momentin...

Taulant Seferi ka shfrytëzuar momentin dhe ka marrë maksimumin duke shënuar dopietë në fitoren 3-0 ndaj Çekisë. U zëvendësua në minutën e 86-të, atëherë kur gjithçka kishte përfunduar, për ti lënë vendin Gjasulës. Menjëherë shkoi drejt trajnerit për ta falenderuar.
“Trajneri i thashë: faleminderit për gjithçka, faleminderit për besimin. Unë jam tip që nuk mërzitem edhe nëse nuk luaj. Por kur më jepet mundësia, atëherë mundohem të jap gjithçka. Jam i lumtur për grupin dhe për të gjithë kombin shqiptar.
Goli i dytë, i lehtë për tu shënuar?
Goli është gol dhe unë jam shumë i lumtur. Kur futem në fushë, futem për të dhënë maksimumin, nuk ka rëndësi se kush shënon.”, ka thënë kumanovari Seferi.
