Shqipërisë i nevojitet një pikë për në evropian
Zhvillimi i ndeshjeve të raundit të parafundit....

Zhvillimi i ndeshjeve të raundit të parafundit të fushatës të eliminatoreve “Gjermani 2024” ka zgjidhur tashmë shumë prej dilemave të Grupit “E”.
Ëndërra për kualifikim është më e prekshme se kurrë pasi kuqezinjve u mjafton vetëm një pikë për të siguruar një vend mes të mirave të kontinetit.
Për të qenë matematikisht të sigurt në Gjermani, djemve të drejtuar nga Silvinjo u mjafton vetëm një pikë në dy ndeshjet e mbetura.
Kjo për faktin se në çfarëdo lloj kombinimi rezultatesh të sfidave të tjera, është e pamundur që të gjitha ekipet ndjekëse të bëjnë më shumë se 14 pikë.
Me Çekinë (8:8) dhe me Poloninë (7:5), Shqipëria (11:3) ka golavarazh më të mirë në ndeshjet direkte, kuqezinjtë do të shkonin qetësisht në fazën tjetër të turneut edhe me të njëjtat pikë me ta.
Grupi E
(15 tetor)
Çeki-Ishujt Faroo
Poloni-Moldavi
(17 nëntor)
Moldavi-Shqipëri
Poloni-Çeki
(20 nëntor)
Shqipëri-Ishujt Faroe
Çeki-Moldavi
