Integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE, Geer: Hapi i radhës në duart e këtij shteti, pra Kuvendit
Procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut....

Procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut është në duart e këtij vendi, pra Kuvendit, tha euro ambasadori i BE-së, David Geer, gjatë një vizite në komunën e Shuto Orizarës, ku u njoftua me problemet që përballet kjo komunë.
Geer, gjithashtu tha se ky është moment i duhur për integrimin e vendit dhe se Maqedonia e Veriut, duhet ta shfrytëzojë këtë.
“Hapi i radhës në proces varet nga përshtatja e këtyre ndryshimeve kushtetuese, kjo është në duart e këtij vendi, në duart e Kuvendit dhe të askujt tjetër. Kuptohet se ky është një vendim sovran që duhet të merret nga ky vend, por pasi që të merret një vendim i tillë, më kaloni në hapin e radhës, pa ndonjë vendim tjetër që duhet të bëhet nga ana e BE-së, automatikisht. Shpresojmë që ato të bëhen sa më shpejt që vendi të shfrytëzojë momentumin e krijuar dhe përfundimisht të ecë me vendosmëri në rrugën e integrimit evropian.”, - deklaroi euroambasadori i BE-së, David Geer.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se si Qeveri do të mundohen ta përfundojnë më shpejt procesin e ndryshimeve kushtetuese, sepse nuk dëshirojnë që vendet e tjera të rajonit të shkojnë përpara, ndërsa Maqedonia e Veriut të integrohet e fundit në BE.
“E dini si, kemi Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë që po negociojnë. Dhe nuk do të doja që Maqedonia e Veriut të gjente veten në shoqërinë e BeH dhe Kosovës në negociatat me BE-në, me gjithë respektin e duhur për BeH dhe Kosovën. Megjithatë, unë mendoj se një vend që është aktualisht lider në integrimin në BE dhe një vend anëtar i NATO-s duhet të jetë në shoqërinë e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë në pjesën e anëtarësimit në BE dhe jo në shoqërinë e BeH, e cila ka çështje të brendshme elementare për t'u zgjidhur. Për këtë arsye them që ky lloj procesi duhet të përmbyllet më shpejt, që më shpejt të bëhemi anëtarë të plotë të BE-së.”, - theksoi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
Geer lëvdoi Qeverinë për punën e bërë në procesin e skriningut.
“Më duhet të jap kompliment rreth procesit të skriningut, angazhimit dhe punës që është bërë nga Qeveria në procesin e skriningut. Ka qenë shumë mirë dhe deri sa po vijmë drejt fundit, mendoj se ka qenë një ushtrim shumë i mirë.”, - u shpreh euroambasadori i BE-së, David Geer.
Geer siguroi se pas këtij hapi vendi më do të vazhdojë të rrugëtojë vetëm drejt BE-së dhe se nuk do të ketë nevojë për vendime tjera. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)
