Maqedoni

Qytetarët tanë të evakuuar në Izrael priten të arrijnë pasdite në Shkup

13.10.2023 16:16

Me transport ajror të mbuluar nga shteti, qytetarët që kanë kërkuar ndihmë dhe evakuim nga Izraeli....

Me transport ajror të mbuluar nga shteti, qytetarët që kanë kërkuar ndihmë dhe evakuim nga Izraeli, pritet pasdite të arrijnë në aeroportin e Shkupit. Siç kanë informuar dje nga Qeveria, në kushtet e fluturimeve të anuluara plotësisht dhe transportit ajror të bllokuar me Izraelin, sfida e organizimit të këtij fluturimi çarter është tejkaluar përmes bashkëpunimit me “Air Serbia”, ndërsa sipas mediave serbe, në aeroplan janë diku 130 pasagjerë, prej të cilëve numri më i madh janë nga Maqedonia e Veriut, të tjerët nga Serbia dhe Mali i Zi, të cilët fluturojnë më pas për në Beograd.
 
Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme, gjithsej janë kontaktuar 150 shtetas tanë në Izrael, prej të cilëve 60 kanë arritur dje dhe pjesa tjetër, apo më saktë 90 qytetarët  tjerë duhet të arrijnë sot. Po ashtu, në Gaza raportohet për një çift të izoluar, me të cilët në kontakt po qëndron ambasada jonë në Kajro dhe për ata nuk ka akoma asgjë të re, bëjnë të ditur nga Ministria e Jashtme.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU