Maqedoni
Qytetarët tanë të evakuuar në Izrael me “Air Serbia” arritën në Shkup
13.10.2023 17:34
Me transport ajror të mbuluar nga shteti, qytetarët që kërkuan ndihmë dhe evakuim nga Izraeli...

Me transport ajror të mbuluar nga shteti, qytetarët që kërkuan ndihmë dhe evakuim nga Izraeli, arritën pasdite në aeroportin e Shkupit. Pasagjerët kanë qenë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Deklarojnë se gjithçka ka qenë e organizuar në rregull, për çka falënderojnë institucionet vendore.
“Atje kemi qëndruar 7 muaj si turist. Ishte shumë mirë, kemi shumë kujtime, por ja, u bë shumë keq. Kanë mbetur disa maqedonas. Ambasada, Ministria na kanë ndihmuar shumë. Nuk e di numrin, por shumë kanë ardhur.”, - tha një shtetase e vendit.
“Si turist, pak kam punuar. Unë ku isha, nuk kishte asgjë. Ka edhe të tjerë që nuk deshën të vijnë.”, - u shpreh një shtetas i vendit.
“Falënderojmë Qeverinë maqedonase dhe të Serbisë. Mirë, arritëm në kohë. Unë isha në pjesën ku nuk ishte rrezik. Ka edhe të tjerë që kanë mbetur atje dhe mendoj se do të kthehen shpejt.”, - u shpreh një shtetas tjetër i vendit.
“Jemi këtu për shtetasit tanë. Atë që kemi apeluar, njerëzit shfrytëzuan fluturimet komerciale, sepse nuk e dinim se kur do të ishim të mundshëm t’i organizonim të radhës dhe me çfarë dinamike. Akoma nuk e dimë numrin e saktë edhe sa kanë mbetur. Disa paraqiten, por kanë mëdyshje që të kthehen. Apeloj që t’i shfrytëzojnë këto fluturime që i organizojmë.”, - deklaroi ambasadorja e Malit të Zi në vend, Marija Petroviq.
Siç kanë informuar nga Qeveria, fluturimi çarter për kthimin e shtetasve tanë është tejkaluar përmes bashkëpunimit me “Air Serbia”. Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme, diku 150 qytetarë janë kontaktuar për t’u kthyer, ndërkaq raportohet për një çift të izoluar në Gaza, me të cilët në kontakt po qëndron ambasada jonë në Kajro dhe për ata nuk ka akoma asgjë të re, bëjnë të ditur nga Ministria e Jashtme.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
