Maqedoni
Tetori rozë, spitali i Strugës çdo të shtunë do të kryejë mamografi pa pagesë
14.10.2023 16:54
Duke qenë se tetori është muaji për ngritjen e vetëdijes për zbulimin e hershëm të kancerit...

Duke qenë se tetori është muaji për ngritjen e vetëdijes për zbulimin e hershëm të kancerit, spitali i Strugës do tē kryejë kontrolle mamografie falas çdo të shtunë për të gjithë pacientët nga Struga dhe rajoni. Spitali i Strugës tashmë për një kohë posedon aparat profesional për mamografi, ndërsa tetori rozë ishte motivim që të kryhen ekzaminime falas një herë në javë me qëllim të diagnostikimit të hershëm dhe parandalimit të kancerit të gjirit.
“Tetori rozë është një muaj i cili ne na dha motiv për ndërgjegjësimin e pacientëve për të kryer të gjitha këto intervenime, prandaj në këtë rast, duke pasur interes kohëve të fundit, duke kryer diku nga 60 kontrolle mujore tek pacientët kemi ekipuar personelin tonë shëndetësor që çdo të shtunë të kryhen kto ekzaminime, dmth mamografi pa pagesë, ndërsa nga ana tjetër mbetet e hapur mamografia që do të vazhdojë gjatë ditëve të javës, u shpreh drejtori i spitalit të Strugës, Armend Arsllani.
Aparati është vendosur në funksion para një kohe, ndërsa nga spitali thonë se është shum i sofistikuar dhe précis për kryerjen e kontrolleve të mamografisë.
“Teknikisht aparati është i një serie mjaft të re, dmth është seria e fundit e aparateve që janë vënë në shërbim në spitalin tonë, është një aparat që është kërkuar, dhe kemi përshtat hapisrën në spitalin tonë dhe kemi një aparat mjaft të ri të sofistikuar i cili është vënë në shërbim për këto pacientë”, theksoi Arsllani.
Një në 6 gra në ditë diagnostikohet me kancer të gjirit ndërsa 1 në 11 e humb betejën me të. Prandaj nga spitali i Strugës bëjnë apel që kontrollet mos lihen anash. Kontrollet falas në spitalin e Strugës nuk do të jenë vetëm në tetor, por çdo e shtunë gjatë vitit.
ILMIJE ZHAKU
