Vriten dy policë gjatë protestave në Ferguson

12.03.2015 12:38

Dy policë janë qëlluar me armë jashtë Departamentit të Policisë në Ferguson të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme gjatë një proteste jashtë stacionit, e cila ka pasuar dorëheqjen e shefit të policisë në Ferguson, Tomas Xhakson, disa orë më herët.

Detaje të tjera nuk janë bërë ende të ditura. Protestuesit kanë kërkuar largimin e Xhaksonit që nga vrasja e të riut me ngjyrë, Mihael Brovn, nga polici i bardhë i Fergusonit, Daren Uilson, më 9 gusht të vitit të kaluar.

Vrasja ka shkaktuar protesta në gjithë SHBA-në dhe ka bërë që të shqyrtohet përdorimi i forcës vdekjeprurëse nga ana e policisë, sidomos kundër personave me ngjyrë.