Maqedoni

Kumanovë: ISHP “Qendra e Shëndet Publik” ofron testime “HPV”

14.10.2023 17:12

Banorët e rajonit të Kumanovës dhe komunave për rreth...

Banorët e rajonit të Kumanovës dhe komunave për rreth, tanimë do të munden të kryejnë analiza”HPV” dhe “PCR” testime në Laboratoritë e ISHP ”Qendra e Shëndetit Publik” në Kumanovë.
 
Me këtë ,sipas drejtuesve të kësaj Qendre shëndetësore, po përmirsohen dukshëm shërbimet shëndetësore ndaj pacientëve duke iu kursyer kështu kohë dhe mjete financiare, pasiqë të njejtat më parë kryheshin vetëm në Shkup.  
 
“Ne vazhduam me metodat e reja të diagnostifikimit sepse duam që shërbimet shëndetësore ti affrojmë tek qytetarët tanë e të cilët most ë ushëtojnë deri në Shkup apo në qendrat tjera për t’i bërë analizat. Ne këtë metodë molekulare respektivisht diagnostifikimin e “HPV” do ta kryejmë në kuadër të laboratorisë molekulare që e kemi”, u shpreh drejtori i ISHP “Qendra e Shëndet Publik” Kumanovë, Arfi Latifi.
 
Drejtori i “Qendrës për Shëndet Publik”, doktor Arif Latifi, gjithashtu na njoftoi se përpos testimeve të “HPV”, tani më në këtë Qendër  do të kryhen analiza edhe për llojet e gripeve.
 
“Përveç diagnostifikimit të “HPV”, do të bëjmë gjitrhashtu edhe analiza për tipizimin e llojeve të gripit, të Korona Virusit e të gjitha, pra me këto shërbime qytetarët do të kenë benefit të madh pasiqë të gjitha këto metoda janë të mbuluara nga ana e Fondit Shëndetësor kështu që qytetarëve u mbetet vetëm pagesa e participimit”, theksoi Latifi.
 
HPV analizat do të jenë risi në këtë Qendër, në kuadër të së cilës do të jenë femo flor i andro flor dhe , analiza këto që tregojnë për prezencën normale të  florës  apo disbalansin e florës sit e meshkujt poashtu edhe tek femrat. Gjithashtu do të bëhen edhe analizat Avri, për viruset respiratore, të cilat janë në aktuale në stinën e vjeshtës.
 
FATLUM AQIFI