Maqedoni
Të dielën fillon sezoni i ngohjes, KRRE : Çmimi i energjisë termike mbetet i njejtë
14.10.2023 17:30
Sezoni i ngrohjes 2023-2024 do të fillojë në kohë më 15 tetor...

Sezoni i ngrohjes 2023-2024 do të fillojë në kohë më 15 tetor për qytetarët që janë të kyqur në sistemin për ngrohje qendrore të ESM –së .
Ngrohja qendrore do të fillojë nga ora 6 deri në orën 22, sipas kritereve saktë të përcaktuara sipas të cilave në varësi prej temperaturave të jashtme ,ngrohja qendrore mund të ndërpritet thonë nga ESM.
“Potencoj se kompanitë e formuara nga SH. A ESM janë të përgaditura për prodhimin e sigurtë dhe në kontinuitet të energjeisë termike për kosumtarët e Qytetit të Shkupit. Kapacitetet prodhuese në të dyja sistemet janë të përgaditura për të filluar sezonin e ardhshëm të ngrohjes . Janë sanuar të gjitha defektet e rrjetit distributiv, që ishin hasur gjatë periudhës së remontit janë realizuar provat në sistemet diskributive si dhe kontrollimi i rregullt i nënstacioneve dhe funksionaliteti i tyre”, u shpreh ndihmësdrejtorja në ESM, Aleksandra Marojeviq.
Përderisa në rrjedhë e sipër janë aktvitetet për vendosjen e gypave në Urën Bellasica ,do të shfrytëzohet një zgjidhje alternative që posedon kapacitet për furnizim me energji termike duke i përfshirë këtu edhe sasitë e dorëzuara nga Teto.
Çmimi i ngrohjes termike deri më tani mbetet i njejtë thonë nga KRRE. Vendim i ri për çmimin do të miratohet pasi të vendosen gypat në Urën Bellasica kur do të dihen edhe shpenzimet totale.
FLUTURA LATIFI
