Botë
Rripi i Gazës, trupat izraelite të përgaditur për ofanzivë tokësore
14.10.2023 18:06
Izraeli ka përforcuar trupat për ofanzivën tokësore në rripin e Gazës...

Banorëve u dha kohë shtesë për evakuim urgjent drejt jugut. Është paralajmëruar evakuimi i tërësishëm i militantëve të Hamasit të cilët sipas Izraelit fshihen nën shtëpititë dhe banesat e ndërtimit. Është likviduar një komandant i Hamasit që ka kryesuar sulimiun në jug të vendit.
“Jemi krenar me vendin tonë. Do ta mbrojmë atë, me padurim presim të mbrohemi . Përdersa nuk fitojmë dhe nuk e thyejmë Hamasin”, u shpreh gjenerali i forcave izraelite Avi Rozenfelld.
Rritet edhe shqetësimi i bashkësisë ndërkombëtare për evakuimin e civilëve palestinezë drejt jugut të Gazës. Gjendja do të sjell krizë humanitare paralajmëroi Eurokomesari Borell. Mediat botëtore potencuan se është goditur një konvojë që ka shkaktuar vdekjne e grave dhe fëmijëve.
“Plani i evakuimit është e pamundur që të realizohet. Të transferohewn milionja njërëz për 24 orë në situatë në ët cilin ndiodhet Gaza mund të jetë vetëm krizë humanitare”, theksoi komesari i politikës së jashtme për siguri të BE-së, Zhosep Borell.
Numri i palaestinezëve të vrarë u rrit në mbi 2 mij. Shtetet arabe bëjnë thiirje për korridor humanitar për civilët pas eslakimit të konfliktit mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.
“Lufta në Gaza duhet të ndërpritet sepse shkakton katastrofë humanitare . Sipas të drejtës ndërkobëtare , bashkëlsia ndërkombëtare nuk guxon të hesht. Sipas konventës së Gjenevës ky është krim ndërkobëtar”, u shpreh ministri i punëve të jashtme të Jordanit, Ajman All Safadi.
Ndërkohë në metropolet botërore po protestojnë përkrahësit e popullit palaestinez. Kërkojnë ët ndërpriten sulmet mbi popullsinë civile protest u mbajt edhe në Athinë.
“Duam të ndërpritet ky maskaër dhe lufta. Duam Palestina ët jetë e lirë. Duam edhe që Qeveria jonë të mos inkuadrohet në ktë luftë”, theksoi protestuesja Zaneka Listidandu.
“Kominkuma me njerëzit tanë në Gazë. Ata nuk e sulmojnë vetëm Hamasin por edhe qytetarët e palestinës, civilët. I vrasin të gjithë fëmijët, të moshuarit . Kjo luftë është kundër popullit të Palestinës jo vetëm kundër Hamasit”, u shpreh protestuesi Taer Hizam.
Al kaeda tha se të fillohet me sulme kundër hebrenjëve dhe aleatëve te tyre në botë. Hezbollahu tha se është i përgaditur ti ndidhmojë Hamasit në luftën kundër Izraelit.
FLUTURA LATIFI
