Maqedoni
Sindikata e pavarur e shëndetësisë paralajmëroi protestë për rritjen e pagave
14.10.2023 18:24
Sindikati i pavarur i mjeksisë e cilësoi rritjen e pagave prej 10 për qind në shëndetësi...

Sindikati i pavarur i mjeksisë e cilësoi rritjen e pagave prej 10 për qind në shëndetësi si të ulët dhe nënvlerësuese. Me këto të holla për shkak të inflacionit nuk mund të ketë jetesë të dinjiteteshme. Për këtë qëllim Sindikati i Shëndetësisë do të fillojë me protestë paralajmëruese , me shpresë se kërkesat e tyre do të pranohen.
“Të ketë rritje të pagave për 30 % për të gjithë puntorët shëndetësor, revidim të marrëveshjes kolketive, rritje te shtesës infektive nga 1 në 4 % si dhe transformim të vendimeve të personelit për kohë të pacaktuar”, u shpreh infermierja Kristina Oleva.
“Të enjten me fillim në ora 10 e 30 do të organizojmë grevë paralajmëruese . Andaj i lus shoferët e Ndihmës Mjekësore Urgjente më 19 tin, t’i lëshojnë sirenat për një minutë me qëllim që të dëgjohet thirrja e të gjithë puntorëve shëndetësor, për një jetë dhe pagë të dinjitetshme”, theksoi Bobi Bojçevski mga sindikati i pavarur i shëndetësisë.
Përveç infermireve rritje të pagave kërkojnë edhe laborantët, teknikët farmaceutik . Poashtu kërkojnë edhe transformim të marrëveshjeve për punë.
“Puntorët që punojnë me marrëveshje në vepër filluan ta humbasin sigurimin shlndetësor sepse ka limit , nëse e tejkalojnë atë limit prej 200 mij denarësh e hubin sigurimin shëndetësor që e kanë përmes Agjensionit për punësim”, u shpreh Llazo Kostovski nga sindikati i pavarur i shëndetësisë.
Nga Sindikata e Pavarur thonë se kërkesat e tyre i referohen 22 mijë të punësuarve në shëndetësi.
FLUTURA LATIFI
