Maqedoni
Konferencë, “Ballkani Perëndimor në BE - sfida dhe perspektiva”
14.10.2023 18:42
BE duhet të shfaq më tepër kujdes për rajonin...

Në samitin e dhjetorit KE ka mundësi të sjell vendime për integrim më të përshpejtuar të Ballkanit Perendimor, të mos anulohet çështja pas zgjedhjeve evropiane, kërkoi presidenti Stevo Pendarovski.
“Presidentja e Komisionit Evropian shpesh promovon idenë e BE-së si një lojtar global gjeopolitik. Por nëse vërtet ka ambicie për të qenë një lojtar gjeopolitik, BE-ja duhet së pari të rrumbullakoset dhe të sigurojë hapësirën e saj gjeopolitike evropiane përmes integrimit të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Ish-presidenti i shtetit Branko Cërvenkovski ka propozuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të kërkojnë nga Bashkimi Evropian integrim gradual para anëtarësimit të plotë.
“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pa përjashtim, së bashku duhet t'i kërkojnë BE-së akses në tregun e përbashkët evropian dhe në fondet strukturore të Unionit. Jo si alternativë ndaj anëtarësimit të plotë, por si hap i ndërmjetëm që do të na përgatisë më tej për integrim të plotë”, theksoi ish-presidenti i RMV-së, Branko Crvenkovski.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu bënë thirrje që së pari të zgjidhen çështjet e hapura, përfshirë marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
“Të gjitha institucionet ndërkombëtare, por edhe vendore, të nxisin dhe mbështesin procese politike, përkatësisht procesin e bisedimeve për paqen dhe zgjedhjen e statusit politik si një fare mënyre që ishte për Bosnjen dhe HErcegovinëmn dhe kjo për Kosovësn, megjithatë dallojnë”, u shpreh ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
“Beogradi, i cili të paktën formalisht është dukur që po kujdesej se problemi mes Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhej paqësisht dhe drejtësisht, por pati një qëndrim shumë shqetësues. Ngjarja që na tronditi të gjithëve, jo vetëm që nuk u dënua nga drejtuesit e Serbisë, por u shpall edhe ditë zie”, theksoi ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Mojsiu.
Krerët e tanishëm dhe të mëparshëm të shteteve dhe qeverive nga rajoni dhe më gjerë bënë prezantimet e tyre në forumin "“Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE-sfida dhe perspektivat” " në Shkup, organizuar nga organizata joqeveritare "Klubi i Podgoricës".
ERSAN PAJAZITI
