Futboll
Franca, Belgjika dhe Protugalia sigurojnë Euro 2024
14.10.2023 18:11
Përfaqësuesja e Francës, Belgjikës dhe Portugalisë, kanë siguruar pjesëmarrjen në “EURO 2024”...

Përfaqësuesja e Francës, Belgjikës dhe Portugalisë, kanë siguruar pjesëmarrjen në “EURO 2024”. Këta në tre javë para mbylljes së eliminatoreve kanë siguruar një nga dy vendet e para në grupet B, F, gjegjësisht J.
Nënkampioi botërorë Franca, në ndeshjen e gjashtë eliminatore të Grupit B, në Amsterdam me 2:1 e mundi Holandën. Franca ka 18 pikë dhe kështu ka siguruar një nga dy vendet e para në grup. “Gjelat”, kanë gjashtë pikë më shumë se Greqia e dyta e cila në Dublin me 2:0 e mundi Irlandën.
Sukses të plotë ka edhe Portugalia, e cila në ndeshjen e saj të shtatë në Porto me 3:2 e mundi Sllovakinë. Portugalia në tri ndeshje para përfundimit të eliminatorev ka 21 pikë, ose tetë më shumë se e dyta Sllovakia.
Belgjia ka siguruar pjesëmarjen në evropianin e ardhshëm me fitoren 3-2 në transfertë ndaj Austrisë në Vjenë. Belgët me 16 pikë shkojnë në evropian dhe kanë 3 pikë më shumë se Austria e dyta, ndërsa Suedia në pozitën e tretë ka vetëm 6 pikë.
GRUPI B:
Irlanda - Greqia 0-2
(Giakoumakis 20, Masouras 45+4)
Holanda - Franca 1-2
(Hartman 83 / Mbappe 7, 53)
RENDITJA:
1. Franca 6 6 0 0 13-1 18
2. Greqia 6 4 0 2 12-5 12
3. Holanda 5 3 0 2 9-7 9
4. Irlanda 6 1 0 5 5-9 3
5. Gjibraltari 5 0 0 5 0-17 0
GRUPI F:
Estonia - Azerbajxhani 0-2
(Bajramov 9, Shejdajev 45+4)
Austria - Belgjika 2-3
(Laimer 72, Sabitzer 84-11m / Lukebakio 12, 55, Lukaku 58)
RENDITJA:
1. Belgjika 6 5 1 0 16-3 16
2. Austria 6 4 1 1 14-7 13
3. Suedia 5 2 0 3 11-8 6
4. Azerbajxhani 5 1 1 3 4-11 4
5. Estonia 6 0 1 5 2-18 1
GRUPI J:
Islanda - Luksemburgu 1-1
(Oskarsson 23 / Rodrigues 46)
Lihtenshtajni - BeH 0-2
(Rahmanoviç 13, Stevanoviç 41)
Portugalia - Sllovakiaa 3-2
(Goncalo Ramos 18, Cristiano Ronaldo 29-11m, 72 / Hancko 69, Lobotka 80)
RENDITJA:
1. Portugalia 7 7 0 0 27-2 21
2. Sllovakia 7 4 1 2 10-5 13
3. Luksemburgu 7 3 2 2 8-17 11
4. BeH 7 3 0 4 7-9 9
5. Islanda 7 2 1 4 11-10 7
6. Lihtenshtajni 7 0 0 7 1-21 0
