Sportet E Tjera
Një javë pas operacion ngjitet në podium
14.10.2023 18:12
Piloti spanjoll Jorge Martin (Ducati-Pramac) fiton Sprintin në Çmimin e Madh të Indonezisë...

Piloti spanjoll Jorge Martin (Ducati-Pramac) fiton Sprintin në Çmimin e Madh të Indonezisë, raundi i pesëmbëdhjetë i MotoGP për këtë sezon, dhe merr kryesimin në renditjen e pilotëve.
Ai kaloi kampionin në fuqi të botës Pecco Bagnaia, i teti në vijën e finishit pasi u nis nga pozicioni i trembëdhjetë.
Një podium i plotësuar nga Ducatit të shtunën në Mandalika: në vendin e dytë është Luca Marini (Ducati-VR46), i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Marco Bezzecchi (Ducati-VR46, +2.081), i cili u rikuperua shpejt pas dëmtimit të pësuar gjatë stërvitjes.
Bezzecchi, vetëm një javë më parë krue një ndërhyrje kirurgjikale.