Sportet E Tjera

Giro d'Italia do të përfundojë në Romë për të dytin vit radhazi

14.10.2023 18:14

Pasi u njoftua se edicioni i 107-të i garës së çiklizmit Giro d'Italia do të nisë më 4 maj në Torino...

Pasi u njoftua se edicioni i 107-të i garës së çiklizmit Giro d'Italia do të nisë më 4 maj në Torino, u zbulua e gjithë rruga e  kësaj gare, e cila do të zgjasë deri më 26 maj.
 
Për të dytin vit radhazi, fundi i garës do të jetë në Romë, ndërsa  “qyteti i lashtë” do të jetë destinacioni përfundimtar për të gjashtën herë, pas viteve 1911, 1950, 2009, 2018 dhe 2023.
 
Rrugës nga Torino drejt Romës, çiklistët do të kalojnë 3.321 kilometra, duke përfshirë dy kronometra individuale kohore me një gjatësi totale 68.2 kilometra, mdërsa gjatë fazës së gjashtë ata do të kalojnë 12 kilometra nëpër rrugë me truall.
 
Nisja e garës do të jetë në Torino për herë të dytë në tre vjet për të shënuar 75-vjetorin e vdekjes tragjike të futbollistëve të Torinos, të cilët humbën jetën në një aksident avioni më 4 maj 1949, kur avioni i tyre u përplas në Superga një kodër afër Torinos.
 
Ndaj edhe Superga do të jetë në itinerarin e etapesë së parë, e cila do të zhvillohet më 4 maj. Ndër sfidat më të mëdha që do të jenë para çiklistëve është ngjitja mitike në Passo Stelvio, e cila ndodhet në një lartësi prej 2758 metrash dhe që është në itinerarin e etapës së 16-të nga Livigno në Santa Cristina.