Futboll
Silvinjo thërret Çunin për miqësoren me Bullgarinë
14.10.2023 18:16
Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë, pas fitores së madhe të arritur të enjten ndaj Republikës Çeke...

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë, pas fitores së madhe të arritur të enjten ndaj Republikës Çeke, për të nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore me Bullgarinë, e programuar për t’u luajtur të martën në stadiumin “Arena Kombëtare”. Para kësaj ndeshje kemi një ndryshim në listën e kuqezinjve.
Siç bëhet e ditur nga FSHF, trajneri Silvinjo, duke marrë në konsideratë largimet e Dakut dhe Bares, do të thërrasë për herë të parë sulmuesin Marvin Çunin, i cili aktivizohet në radhët e Frosinones në Serinë A.
Mirlind Daku ka lënë grumbullimin për shkak të një tërheqjeje në muskujt e kofshës që pësoi gjatë ndeshjes me Çekinë dhe mesfushorin Keidi Bare, pas kërkesës zyrtare nga klubi i Espanjolit për ta lënë të lirë për shkak të ndeshjes të rëndësishme që klubi spanjoll do të zhvillojë këtë fundjavë në kampionat.
