Futboll

Këto janë ndeshjet e sontme në kualifikimet për Euro 2024

14.10.2023 15:19

Ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 vazhdojnë edhe sonte...

Ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 vazhdojnë edhe sonte. Gjithsej shtatë duele  nga tre grupe eliminatore janë në program ditën e sotme. 
 
Për grupin “C” eliminator ku bën pjesë edhe përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, interesante vetëm për shkak të rezultatit do jetë përballja Italia – Malta.
 
Italianët kanë 7 pikë nga katër ndeshje, ndërsa përfaqësuesja e vendit dhe Ukraina deri tani kaë luajtur nga gjashtë ndeshje. Kryendeshja e kësaj mbrëmje do të luhet në Budapest, ku do të përballen dy skuadrat e para të Grupit G, Hungaria dhe Serbia. Të dyja këto kanë nga 10 pikë, ku Hangarezët kanë një ndeshje më pak të luajtur.
 
Në grupin “H” eliminator në program janë tri ndeshje. Nga këto përballje Slloveni – Finlandë dhe Danimarkë – Kazakistan do të varet edhe renditja e re e këtij grupi. Të parët sllovenët dhe danezët që kanë nga 13 pikë, ndërsa Finlanda dhe Kazaktistani kanë nga 12 pikë.
 
“EURO 2024” – ELIMINATORET
Grupi C
Ukraina – Maqedonia
Italia – Malta
 
Grupi G
Bullgaria – Lituania
Hungaria – Serbia
 
Grupi H
Irlanda e V. – San Marino
Sllovenia – Finlanda
Danimarka - Kazakistani